Përvec reformës financiare për të reduktuar devicitin, qeveria italiane e Mario Montit ka ndërmarrë edhe një reformë tjetër, atë në drejtësi.
Por projekt-ligji i paraqitur nga Ministrja italiane e Drejtësisë, Paola Severino kundërshtohet nga një grup deputetësh, kryesisht të Lega Nord dhe nga PDL, partia e Berluscon-it. Të martën projekt/ligji do të paraqitet për miratim në parlament dhe ministrja Severino ka kërcënuar se nëse ligji nuk kalon, atëherë qeveria do të shpërbëhet.
“Jam absolutisht e qetë. Kemi një projekt/ligj të rëndësishëm e korrekt. Deputetët duhet ta miratojnë atë “, deklaroi ajo për mediat italiane.
Ndërkohë janë zhvilluar negiciata të vazhdueshme mes grupeve kundërshtare në parlament, të cilat kanë mundur të gjejnë gjuhën e përbashkët me reformat për nxjerrjen e vendit nga kriza financiare, por jo për ligjin e ri në drejtësi.
Top Channel