Presidenti serb, Tomisllav Nikolliç ka theksuar se do të kërkojë nga Bashkimi Evropian një përgjigje të qartë nëse do t’i duhet ose jo shtetit të tij të njohë pavarësinë e Kosovës për integrimin në BE.

Ai do të ketë një vizitë javën e ardhshme në Bruksel, ku do të bisedojë me zyrtarët e lartë për korrupsionin në Serbi, për proçesin e privatizimit, datën e mundshme të fillimit të bisedimeve dhe bisedimet me Kosovën.

Por, një nga temat do të jetë edhe masakra e Srebrenicës, për të cilën Nikolliç ka thënë se nuk ka qenë genocid. Kjo deklaratë për televizionin e Malit të Zi ktheu në qendër të vëmendjes qëndrimet për krimet e kryera nga serbët.

Ndonëse, Nikoliç më vonë tha për agjencinë publike të lajmeve “Tanjug” se e dënon këtë krim, ashtu siç e ka përmendur edhe Kuvendi serb, pa fjalën genocid.

Sipas tij, Serbia ka nevojë megjithatë t’i dijë disa gjëra, e njëra nga to është edhe qëndrimi i BE-së për Kosovën. Nikoliç ka thënë se bisedimet duhet të ngrihen në nivel kryeministrash, pasi ato nuk janë teknike dhe ka shtuar se, nëse qeveria nuk do të ketë një plan, atëherë do ta propozojë vet presidenti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA