
Ministri i Jashtëm Serb, Vuk Jeremiç u zgjodh presidenti i ri i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duke fituar përballë kandidatit rival, ambasadorit të Lituanisë në OKB, Dalius Cekuolis.
Jeremiç siguroi 99 vende që e mbështeten kundrejt 85 që siguroi ambasadori lituanez. Ministri i Jashtëm serb do të marrë detyrën në muajin shtator kur do të zëvendësojë kryetarin aktual, Nasir Abdulaziz al-Naser nga Katari. Jeremiç do të qendrojë në krye të Asamblesë për një vit.
Ky ishte votimi i parë i një kandidati jokonsensual për postin e kryetarit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Që nga viti 1991, vendet anëtare kishin mundur të binin dakort për emra konsensualë, por tradita nuk u respektua në rastin e ministrit serb.
Top Channel