Lëvizja Vetëvendosje ka denoncuar të premten arrestimin e disa prej aktivistëve të saj në Kaçanik, pasi ata kishin hequr flamurj verdheblu të vendosur në këtë komunë me rastin e festës së Çlirimit.
Përmes një komunikate për shtyp, lëvizja ka njoftuar se nuk do të lejojë që me rastin e Ditës së Çlirimit, komuna të dekorohet me flamujt e Hashim Thaçit, siç e quan ajo flamurin e Kosovës.
Sipas njoftimit për shtyp, aktivistët e arrestuar janë Basri Kodra, Kenan Trupi, Ardian Dema, Kenan Berisha, Gëzim Mezini, Zgjim Hyseni, Frashër Krasniqi dhe Gëzon Kastrati.
“Flamuri i Ahtisaarit nuk ka asnjë lidhje me datat historike të kombit shqiptar dhe shqiptarëve. Nëse datat historike paraqesin kulmimin e përpjekjeve e sublimimin e vullnetit për liri e bashkim, ky flamur paraqet në mënyrën më të qartë shkeljen e vullnetit të shqiptarëve përmes imponimit të një projekti të dëmshëm politik”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Top Channel