
Në Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës janë duke u bërë
përgatitjet para fillimit të punës.Pas përzgjedhjes së Adrijana Hoxhic
si shefe e kësaj zyreje dhe 7 drejtorëve, është duke u bërë përzgjedhja
e stafit që do të punojë aty.
Pas përfoljeve në media se Zyra do të fillojë punën gjatë javës së ardhshme, në Ministrinë e Pushtetit Lokal nuk flasin me data.Sllobodan Petrovic, i cili mban edhe postin e zëvëndëskryeministrit, thotë për Top Channel se “shumë shpejt do të fillojë puna”.
“Për vetë faktin se ka qenë numër shumë i madh i aplikantëve për të qenë pjesë e Zyrës Administrative besoj që në një përiudhë shumë të shpejtë do të përfundoj procesi i zgjedhjes dhe të filloj me punë… Ajo që është me prioritet është se ky proces do të jetë shumë transparent dhe nuk është shumë me rëndësi se a do të ketë një apo dy javë deri në hapjen e saj, por është me rëndësi që procesi do të jetë shumë transparent, në harmoni me ligjet e zbatueshme në Kosovë”, tha Sllobodan Petrovic.
Petrovic thotë se janë marrë të gjitha veprimet e duhura që të punësuarit e ri të kenë siguri të mirë në vendin e tyre, në pjesën veriore të Mitrovicës.
“Ne të gjithë jemi dëshmitarë se ka pasur njerëz që e kanë kundërshtuar procesin e formimit të Zyrës Administrative, mirëpo fatmirësisht nuk ka patur ndonjë incident të gjendjes shumë reale. Jam shumë i sigurtë në atë që nuk do të ketë ndonjë incident më serioz edhe pse Ne së bashku si ministri, me EULEX-in dhe KFOR-in kemi marrë të gjitha veprimet e duhura dhe do të jemi në gjendje gatishmëri edhe pse siguria e këtyre punonjësve të ri të kësaj zyreje mendoj dhe besoj në atë që është në nivel”, tha Petrovic.
Për 55 vende pune në Zyrën Administrative patën aplikuar më shumë se 1 mijë persona, prej tyre më shumë se 250 vijnë nga radhët e komunitetit serbë të veriut të Kosovës.
Top Channel