Alarm i kuq në Rumani, bllokohet transporti ajror dhe rrugor për shkak të reshjeve të dendura të borës Të paktën 86 persona, duke përfshirë gra dhe fëmijë kanë mbetur të vrarë nga forcat e qeverisë siriane në provincën e Hamas, sipas burimeve të aktivistëve opozitarë.
Raportohet se më tepër se 20 fëmijë dhe 20 gra janë në mesin e të vrarëve në fshtarat e Quabir dhe Maarzaf, në atë që aktvistët e quajtën një tjetër masakër.
Televizioni shtetëror raportoi se ushtria zbuloi disa trupa pas sulmit mbi terroristët, sic i quan regjimi rebelët. Sipas aktivistëve, zona fillimisht u bombardua dhe më pas ushtarët hynë në fshatra për të vrarë banorët.
Numri i saktë i viktimave nuk mund të konfirmohet ende, por nëse një gjë e tillë është vërtetë kjo masakër vjen pas asaj që ndodhi më pak se dy javë më parë në Houla, ku humbën jetën rreth 108 persona.
Dëshmitarët fajësojnë turpat pro-qeveritare, ndërsa vetë qeveria akuzoi grupet e armatosura që kërkojnë të tërheqin një ndërhyrje ushtarake nga jashtë.
Top Channel