Alarm i kuq në Rumani, bllokohet transporti ajror dhe rrugor për shkak të reshjeve të dendura të borës
Copat trupore të dërguara në dy shkolla të Vankuverit vinin nga Montreali dhe ka të ngjarë që të jenë nga trupi i personit të vrarë nga aktori i filmave pornografikë.
Lajmin e ka bërë të ditur policia kanadeze. Luka Rocco Magnotta, 29 vjeç, dyshohet për vrasjen e të dashurit të tij kinez Jun Lin në Montreal dhe postimin e copave të trupit të tij në selitë e partive politike të Kanadasë.
Ai u arrestua ditën e hënë në Berlin dhe një ditë më vonë u paraqit në gjykatë. Tani, të dyja shkollat e Vankuverit kanë rihapur dyert pas mbërritjes së pakove që tmerruan nxënësit.
“Ato ishin të njëjtat pjesë trupi që po kërkonim”, ka deklaruar shefi i policisë kanadeze Ian Lafreniere, i cili ka shtuar se pjesët e trupit janë dërguar në Montreal për testin e ADN-së.
Ndërkohë, koka e studentit kinez nuk është gjetur ende. Zoti Laferniere deklaroi gjithashtu se pakot ishin lokalizuar në zyrat postare të Montrealit.
Ditën e mërkurë, policia e këtij qyteti njoftoi se në disa prej pakove ndodheshin edhe mesazhe të shkruara. Zyrtari i policisë tha se një prej këtyre mesazheve ishte gjetur edhe në pakon që mbërriti në selinë e Partisë Konservatore, por nuk dha detaje të tjera.
Top Channel