" /> ">

Vetem tre dite pasi në terminalet e këmbimit valutor të agjencisë më të
madhe të lajmeve të biznesit dhe tregut financiar, Bloomberg është
shfaqur kodi i transaksionit për “dhrahmine greke” me shënimin – ”post
euro”, bëhet e ditur se banka britanike HSBC po kryen teste per te
gjitha bankomatet e degeve te saj ne Greqi, ne se mund te punojne edhe
me monedha te tjera, perveç euros.

Përfaqësuesi i bankës ka deklaruar tek gazeta “The Times” se përgatitjet janë bërë në nivele të shumëfishta, në pajtim me udhëzimet e organit mbikëqyrës të CITY  të Londrës.Autoriteti i Sherbimeve Financiare, si dhe Banka e Anglisë kanë kërkuar që bankat britanike të jetë gati për çdo eventualitet,Testet qe kryen HSBC  kane qëllim të identifikojne ndryshimet e kërkuara në ATM për të trajtuar kartmonedha te tjera pervec euros ,pra edhe dhrahmine ne rast te nje kthimi te mundeshem te Greqise ne monedhen kombetare.HSBC ka 15 degë dhe 25 bankomate në gjithe Greqine.

Nderkohe behet e ditur se edhe qeveria kineze ka shpallur gjendje alarmi ne disa sherbime dhe strukturat themelore në vend, midis tyre dhe Banka Qendrore, duke bërë thirrje për përgatitjen e planeve  ne menyre qe te perballohen rreziqet  financiare që do shkaktohen nga nje dalje e mundshme e Greqisë nga hapesira e monedhës së përbashkët.

Sipas agjensise se vleresimit Standard & Poor rreziku per te dale Greqia nga euro eshte shtuar ne nje vleresim 1 me 3 sipas saj, ndersa ajo thekson se  një zhvillim i tillë mund të çojë ekonomine e brishtë greke ne falimentim te plote .

Top Channel