Aksident tragjik në Austri, ylli i Kosovës sheh kushëririn e tij teksa përplaset për vdekje
Misioni evropian për rendin dhe ligjin, EULEX, ka ritheksuar nevojën që
të sigurohet liri lëvizjeje pa kushte në veri të Kosovës, në mënyrë që
ai të implementojë detyrat e tij.
“Qëndrimi i EULEX-it është i pandryshuar. Nevojitet vendosja e qasjes së përhershme dhe pa kushte në veri të Kosovës, në mënyrë që të rifillojnë aktivitetet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit” ka deklaruar zëdhënësi i EULEX, Ane Blaksma për mediat serbe, raporton “RTK”.
Deklarata e tij vjen pas vendimit të të ashtuquajturit Shtabi për situata emergjente në veri të Mitrovicës, që u rekomandonte banorëve serbë që misionit evropian të mos i lejohet lëvizja në këtë zonë.
Javën e kaluar, banorë të komunitetit serb sulmuan me gurë dhe sende të tjera të forta një automjet të policisë së EULEX-it në Zubin Potok.
Automjeti policor u rrethua nga banorët serbë në qendër të qytetit, të cilët fillimisht e spërkatën me spraj dhe më pas e qëlluan me gurë.
Të gjendur në vështirësi, agjentët e misionit evropian njoftuan kolegët e Policisë së Kosovës. Për fat të mirë nuk pati agjentë të lënduar, por nga ana tjetër nuk pati as persona të arrestuar lidhur me këtë ngjarje.
Top Channel