
Kur ethet presidenciale sa vijnë e shtohen Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu vazhdon të luajë një rol aktiv përmes takimeve të tij me eksponentë dhe krerë të lartë të politikës në vend.
Zoti Arvizu sot pasdite është takuar me deputetin e Partisë Socialiste Ben Blushin, i njohur si një ndër figurat më të rëndësishme brenda selisë rozë dhe me një pozicion të fortë në qëndrimet e tij të herë pas herëshme edhe kritike ndaj liderit Edi Rama.
Takimi kokë më kokë në një nga lokalet e zonës së ish-bllokut në kryeqytet ka zgjetur rreth 90 minuta, ndërkohë që asnjë prej pjesmarrësve nuk ka bërë të ditur se për cfarë është diskutuar mes tyre.
Megjithatë nuk është e vështirë të parashikohet se zoti Arvizu dhe zoti Blushi në këtë moment negociatash dhe diskutimesh për gjetjen e një emri konsensual për president kanë folur pikërisht për këtë temë.
Top Channel