Samiti BE-Rusi për Sirinë

04/06/2012 23:50

Rusia dhe Bashkimi Europian mbështesin planin gjashtë-pikësh të Kofi Anan, për Sirinë, por Brukseli i kërkon Moskës të ushtrojë më shumë presion ndaj Bashar Al Asadit, që ai t’i bindet armëpushimit, dhe t’i kërkojë të japë dorëheqjen, si pjesë e tranzicionit politik.

“Sa i takon Sirisë më lejoni të them se situata është e tmerrshme. Rregjimi sirian duhet të ndalojë të gjithë llojet e dhunës dhe t’i garantojë mbeshtetje misionit të vëzhguesve të OKB-se. Bashkimi Europian  dhe Rusia mund të kenë vlerësime të ndryshme, por biem plotësisht dakord që plani i Ananit si një i tërë, garanton mundësinë më të mirë për të carë rrethin e dhunës në Siri, për të shmangur luftën civile dhe për të gjetur një zgjidhje paqësore afatgjatë. Ne duhet të kombinojmë përpjekjet tona në mënyrë që kjo të ndodhë dhe për të gjetur mesazhet e përbashkëta për të cilat biem dakort”, tha Presidenti i Këshillit të Europës, Herman Van Rompuy.

Gjatë takimit në Shën Pjeterburg, Putin u përqëndrua në marrëdheniët Rusi-BE, duke thënë se fqinjët e kujdesshëm duhet të ecin përpara drejt një projekt/marrëveshjeje, që do të udhërrëfeje marrëdhëniet e tyre.

“Sot, pengesa kryesore, sektori ekonomik, mbetet. Kemi rënnë dakord të vazhdojmë konsultimet jozyrtare me qëllimin për të gjetur zgjidhje të pranueshme”, tha Presidenti rus ,Vladimir Putin.

I pyetur nga gazetarët, për të Drejtat e Njeriut, ai foli për biznesmenin Mikail Kodorkovski, dikur një prej njerëzve më të pasur të Rusisë, i arrestuar në vitin 2003.
              
” Sa i takon të ashtuquajturëve të burgosur politik në Rusi. Kudo që shkoj, një cështje ngrihet mbi cdo gjë tjetër gjendja e vështirë e zotit Kodorkovskit. Dihet gjerësisht se Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që cështja penale dhe verdikti kundër Kodorkovskit nuk janë të motivuar politikisht”, shtoi Putin.

Putin nënvizoi edhe nevojën e ligjeve për protestat, po njësoj sic veprojnë edhe vendet europiane, cka sygjeron se Presidenti Rus mbështet propozimin e partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar për të shtuar gjobat ndaj atyre që shkelin rregullat gjatë protestave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA