
Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se opozita nuk do të
propozojë kandidat të sajin ndërsa mazhoranca, sipas tij, duhet ‘të
propozojë disa kandidatura në mënyrë që të kemi alternative për të
vendosur se kë do të mbështesim’ dhe jo të këmbëngulë duke kerkuar
konsensus vetëm per Zaganjorin, për të cilin Rama rikonfirmoi qëndrimin
kundër.
“Ne i themi palës tjetër: na jepni mundësinë, t’ju japim konsensus, duke na krijuar kushtet për një zgjedhje më të gjerë, pra përtej një emri të vetëm. Në momentin kur kjo ndodh, pa dyshim që krijohen kushtet që ne të jemi pro-aktivë, edhe në një proces identifikimi të produktit. Presim që pala tjetër të hapet përtej Zaganjorit dhe të një modaliteti, që e shmang atë historinë ‘ngri emra e ul emra’, të kontribuojmë konkretisht qoftë për të dhënë konsensus, për një emër të përshtatshem që propozohet nga pala tjetër, apo palët e tjera, qoftë për të kontribuar edhe ne, në kushtet kur kemi rënë paraprakisht dakord, se do ta zgjedhim presidentin me konsensus dhe për këtë arsye po hapemi përtej këtij kandidati. Këtu nuk bëhet fjalë që ne të përzgjedhim mes listës që sjell PD-ja, këtu bëhet fjalë që në radhë të parë ne të biem dakort, për një kornizë brenda së cilës ndërtohet pastaj edhe një ofertë me një numër të caktuar emrash. Kjo kornizë është shumë e rëndësishme, çfarë presidenti duam dhe cili është presidenti potencial, që plotëson ato kushte për të cilat të dy palët kanë nevojë në një konsensus, por më shumë se kaq që plotëson kushtin për të qenë një garant i palëve, i institucioneve dhe i unitetit kombëtar. Duam të japim konsensus dhe duhet të krijohen kushtet që ne të japim konsensus, nuk mund të vihemi në pozitë të vështirë dhe të pamundur praktikisht, për të na u imponuar një kandidat i njëanshëm, por nuk mund të vëmë në pozitë të vështirë palën tjetër, duke i thene: jo kandidati yt, apo kandidati im. Kjo është humbje e kohës, qoftë ceshtjen e imunitetit, qofte ceshtjen e reformës parlamentare ne mund t’i zgjidhim brenda një dite. Unë jam i bindur po ashtu që çështjet e mbetura të reformës zgjedhore ne mund t’i zgjidhim në shumë pak ditë dhe unë jam i bindur po ashtu që në rast se ne i zgjidhim të katër këto çështje, përpara përfundimit të sesionit të Kuvendit, jemi në të drejtën tonë si përfaqësues të popullit shqiptar, qeveri dhe opozitë, t’i drejtohemi Komisionit Europian dhe t’i kërkojmë përgjigje pozitive”, tha Rama.
Top Channel