
Kryeministri Sali Berisha deklaroi se mazhoranca jep mbështetjen e plotë
për kandidatin e përzgjedhur për President, por ftoi të paraqesë kandidatin e vet
dhe më pas palët të angazhohen në një proces konsultimesh civile, të
përgjegjshme në interes të vendit.
Duke folur në mbledhjen e grupit kuvendor demokrat, Berisha theksoi se në takimin e zhvilluar mbrëmjen e së dielës me kryetarin e opozitës Edi Rama u shprehën pikëpamjet dhe qëndrimet e palëve, e po ashtu u tregua vendosmëria për të ecur me një konsensus sa më të gjerë të mundshëm.
“Une u përpoqa të argumentoj mbështetjen që ne i japim kandidaturës së Xhezair Zaganjorit. Ndërkohë nuk kam deklaruar dhe nuk kam menduar se partia kryesore e opozitës nuk duhet të paraqesë kandidaturat e saj”, tha Berisha.
Ndërsa më tej Berisha shtoi: “Preokupimi yne duhet te jete nje proces thellesisht, plotesisht kushtetues. Besoj se jemi dakord qe posti i Presidentit eshte shume i rendesishem dhe me kete dua te them qe nuk mundet qe te shkojme poshte ose te kerkojme poshte per te zgjedhur personin, lart po”.
Top Channel