Kosova është vendi i nëntë më i varfër në botë. Kështu thotë një studim i Bussines Insider, të cilit i referohen mediat kosovare.

Sipas “RTK”, studimi vlerëson se indeksi i shkallës së varfërisë në Kosovë është 53.6 për qind.

Listën prej 197 shtetesh e kryeson Zimbabve, ku indeksi i shkallës së varfërisë është 100.6 për qind.

Ndërkohë, në listën e 20 vendeve të para më të varfëra bëjnë pjesë edhe Afganistani, Bosnja, Kenia, Biellorusia, Namibia, etj.

Në një studim tjetër të bërë më herët gjatë vitit, Kosova dilte gjithashtu vendi i tretë në botë për fluksin e emigracionit, pas Kinës dhe Afganistanit. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA