
Berisha dhe Rama u takuan për çështjen e presidentit sikur të ishin përfaqësues të dy shteteve armike.
Ky është vlerësimi i Kreshnik Spahiut, kryetarit të partisë Aleanca Kuq e Zi, për takimin e një nate më parë mes kryeministrit dhe liderit të opozitës.
“Dy liderë politikë që nuk flasin me njëri-tjetrin, apo kryeministra që nuk i japin dorën presidentit, zënë faqet e para në media, a thua sikur të ishin drejtues të shteteve armike, sikur shqiptarët të ishin në luftë civile”, deklaroi Spahiu.
Më tej kreu i AKZ foli edhe për çështjen e bashkimit të shqiptarëve, të cilët sipas tij nuk mund të shkojnë si dy shtete në Bashkimin Evropian.
“Nuk mundet që atëherë ne të krijojmë probleme brenda BE-së. Ne kemi detyrimin që bashkëjetesën tonë ta zyrtarizojmë para se të shkojmë në BE, për sa kohë nuk kemi detyrime. Po u futëm në BE, ne do të kemi detyrime”, theksoi Spahiu.
Top Channel