Nobelisti shqiptar me prejardhje nga qyteti i Gostivarit, Ferid Muradi është dekoruar nga Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), me titullin “Doctor Honoris Causa”.

“Ky titull profesor doktor Ferid Murad i jepet për meritat e jashtëzakonshme për krijimin e kushteve në fushën e arsimit dhe shkencës, ruajtjen e vlerave dhe dinjitetit njerëzor për ngritjen dhe zhvillimin e mendimit shkencor dhe akademik”, deklaroi Vullnet Ameti, Prorektor i USHT-së.

Ky është cmimi i 16-të “Honoris Causa” për nobelistin shqiptar dhe më i vecanti në jetën e tij.

“Të marrësh këtë titull nderi nga i vetmi universitet shtetëror shqiptar që ndodhet kaq afër vendlindjes së babait tim, Llakavicës, është gjë e veçantë për mua! Unë e dua kërkimin shkencor, mësimin dhe kujdesin për pacientin dhe kam dhënë maksimumin tim për t’i bërë të mundshme këto gjera dhe mendoj se shumë njerëz nuk kënaqen me punën si kënaqem unë, dhe diçka, nuk e kam në plan të dal në pension, do punojë gjithmonë”, tha Dr.Ferid Murad, nobelist.

Një ditë më parë, nobelisti shqiptar Ferid Muradi u shpall “Qytetar nderi” nga komuna e Çairit në Shkup. Kjo komunë ka emëruar edhe njërin prej bulevardeve kryesore me emrin e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA