Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek, mirëpriti dritën e gjelbër nga vendet anëtare të BE-së për t’i dorëzuar vendit udhërrëfyesin për vizat më 14 qershor.

“I zvarritur prej një kohe të gjatë, udhërrëfyesi e fut dialogun për vizat me Kosovën në një rrugë konstruktive. Zbatimi i tij do të çojë në marrjen fund të izolimit të papranueshëm të qytetarëve të Kosovës, në kohën kur të gjitha vendet e tjera të rajonit gëzojnë lëvizjen e lirë që prej fundit të vitit 2010”, deklaroi Ulrike Lunacek, raportuese për Kosovën në PE.

Duke e vlerësuar si një hap të madh përpara në lidhje me perspektivën e prekshme evropiane të Kosovës, Lunaçek i bën thirrje qeverisë së vendit të zbatojë pa vonesa detyrat e udhërrëfyesit.

“I bëj thirrje qeverisë së Kosovës të zbatojë tashmë tërësisht udhërrëfyesin e të përfshijë Kuvendin dhe shoqërinë civile, në mënyrë që dialogu i vizave të përfundohet me sukses dhe që lëvizja e lirë të lejohet sa më shpejt të jetë e mundur. Mungesa e perspektivës për lirinë e lëvizjes, të cilën e gëzojnë gjithandej në rajon, përbën një situatë të papranueshme e cila duhet të marrë fund”, tha Lunacek.

Një nga kërkesat kryesore të rezolutës së Lunacek, të votuar dy muaj më parë nga shumica dërrmuese e Parlamentit Evropian, ishte nisja e këtij procesi, me vendin e vetëm në rajon që nuk gëzon ende lirinë e lëvizjes në vendet e zonës Shengen.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA