Mbremjen e së dielës Sali Berisha dhe Edi Rama do t’u bëjnë konkurencë
të gjitha programeve televizive. Në orën 20.30 të mbrëmjes se të dielës,
kur nis dhe segmenti kohor me audiencën më të lartë, Sali Berisha dhe
Edi Rama do të takohen në kryesine e Kuvendit të Shqipërisë.

Ky eshte vendi, prej nga kane dale emrat e dy presidenteve, gjate 10 viteve te fundit. Njeri konsensual dhe tjetri jo. Takimi i se dieles ne mbremje mes Sali Berishes dhe Edi Rames do të jetë përcaktues, se nga do te anoje statistika per menyren e zgjedhjes se presidentit. Por, tani per tani, askush nuk mund ta parashikoje kete.

Ajo qe dihet eshte se Sali Berisha dhe Edi Rama nuk do te jene vetem per vetem ne takim. Formati dhe modalitetet e takimit jane percaktuar nga dy negociatoret Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi mbremjen e se premtes. Keta te dy do te jene ata qe do te ulen perkrah kryetareve perkates ne perpjekje per te gjetur konsensus per presidentin.
 
Si kryetar partie, Sali Berisha eshte ulur me Edi Ramen vetem dy here. Nje here ne vitin 2007, kur nuk arriten te zbatonin nje marreveshje verbale per president konsensual dhe heren e dyte dhe te fundit ne 2010-en. Edhe atehere ne nje takim te deshtuar per reformen zgjedhore, kur opozita ishte jashte parlamentit.
 
Takimi i se dieles Berisha-Rama zhvillohet rreth 12 ore perpara nisjes se raundit te dyte per zgjedhjen e presidentit. Kaq kohe, mund te mos jete e mjaftueshme per te gjetur nje kandidat konsensual. Por 12 ore do te jene te mjaftueshme qe Sali Berisha dhe Edi Rama te testojne vullnetin e njeri-tjetrit…balle per balle.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA