Serbia është alarmuar për shkak të heqjes së barrikadave nga ana e KFOR-it në veri të Kosovës.
Presidenti i ri serb, Tomisllav Nikolliç, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur në Kosovë ka mbledhur në një takim urgjent përfaqësuesit politikë, kryeministrin në largim, Mirko Çvetkoviç, ministrin për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ministren e Drejtësisë dhe ministrin e Mbrojtjes, Dragan Shutanovac.
Takimi, siç është bërë e ditur, është mbajtur në presidencën serbe, por nuk ka pasur deklarata për shtyp. Ende nuk është bërë e ditur se cili është qëllimi I këtij takimi.
Politika serbe ende nuk ka reaguar me deklarata, por është mbajtur edhe takimi i Këshillit për Siguri Kombëtare të Serbisë për të diskutuar për këtë.
Sekretari i Ministrisë për Kosovën, Olliver Ivanoviç ka thënë se nuk e kupton veprimin e KFOR-it dhe sipas tij, ky akt është mjaft i rrezikshëm.
Ndërkaq, një pjesë e analistëve kanë komentuar edhe se aksioni është një presion ndaj presidentit të ri serb. Mediat serbe, ndërkaq kanë informuar për plagosjen e tre serbëve dhe një ushtari të forcave të KFOR-it.
Top Channel