Tre ditë pas tërmetit shkatërrimtar të 29 majit, toka italiane vazhdon të jetë e paqëndrueshme, ndërsa mëngjesin e së premtes u regjistruan 23 lëkundje të reja.
Tronditjet ndodhën në Lombardi dhe në zonën e Emilia Romanjës, ku edhe u regjistrua tërmeti me forcë 5,8 të shkallës rihter, cili shkaktoi vdekjen e 17 personave, plagosjen e 350 të tjerëve dhe la 15 mijë të pastrehë.
Goditja më e fuqishme e së premtes ishte e magnitudës 3.0, të shkallës rihter.
Sipas ekspertëve, tronditjet janë një fenomen i natyrshëm, i njohuar në sizmiliologji si “goditjet pasgoditëse”, që pasojnë një tërmet madhor, deri në ristabilizimin e pllakave të Tokës.
Ndërkohë, Italia ka nisur të përllogarisë kostot e dëmeve, pasi tërmeti i 29 majit dhe një i mëparshëm gjatë muajit, kanë shkatërruar qindra banesa, monumente kulturore dhe qendra industriale.
Aktualisht, autoritetet kanë grumbulluar një fond prej 500 milionë eurosh nga disa taksa emergjence që kaën vendosur për t’i ardhur në ndihmë të goditurve nga tërmeti, por besohet se kosto për rindërtimin e zonave të goditura mund të tejkalojë disa herë këtë buxhet.
Top Channel