Greqi, radikalët e “Syriza”-s favoritë në zgjedhje

01/06/2012 09:20

Partia radikale e majtë dhe kundërshtuese e planit të BE-së për Greqinë, “Syriza”, pritet të dalë fituese nga zgjedhjet e përgjithshme në Greqi, të cilat do të mbahen në datën 17 qershor.

Zgjedhjet do të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse vendi do të mbetet në zonën euro apo do të deklarojë falimentimin, duke zgjedhur të mos paguajë borxhet dhe të kalojnë në dhrahmi.

Sipas të përditshmes helene “Kathimerini”, pas një sondazhi të kryer, “Syriza” do të grumbullojë 31,5% të votave, rreth 6% më shumë se sa Demokracia e Re, partia konservatore e Samaras, që mbështet projektin e BE-së për përballimin e krizës së borxheve.

Demokracia e Re doli fituese në zgjedhjet e zhvilluara më parë gjatë majit, përpara “Syriza”-s dhe “PASOK”-ut të Venizelosit, por asnjë prej këtyre tre forcave kryesore nuk arriti të formonte një koalicion qeverisës.

Në votimet që do të mbahen në qershor, sondazhet parashikojnë një forcim të partive ekstremiste, me neo-nazistët e “Christos Avgi” që gjithashtu pritet të rikonfirmojnë kuotën e tyre në Parlament, pasi arritën të kalonin për herë të parë në histori pragun zgjedhor në maj.

Pas shpalljes së zgjedhjeve të reja të parakohshme, aktualisht vendi fqinj drejtohet nga një qeveri e përkohshme, e drejtuar nga gjykatësi kushtetues, Panajotis Pikramenos.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA