
Dy qershori pritet t’i jape fund përdorimit të targave të vjetra të Serbisë në Kosovë.
Policia e Kosovës tashme edhe zyrtarisht ka marrë vendimin e qeverisë dhe sipas zyrtarit për media Baki Kelani zbatimi i vendimit do të nise ditën e shtunë.
Sipas vendimit data 1 qershor është data e fundit ku serbet kosovar mund të përdorin targat e vjetra serbe. Sipas vendimit policia urdhërohet të konfiskoje automjetet të cilat nuk kanë targa të institucioneve të Kosovës.
Ndaj këtij vendimi ka reaguar Borko Stefanovic kryenegociatori serb për bisedimet Kosove-serbi. Ai ka thënë se ky vendim paraqet keqpërdorim të marrëveshjeve të arritura në Bruksel.
Përballe këtyre zhvillimeve theu ‘heshtjen’ edhe kryenegociatorja kosovare Edita Tahiri. Ajo tha se ky vendim është pjesë e marrëveshjeve në Bruksel.
Më tej zonja Tahiri i quajti spekulime të pastra zërat se ajo nuk do të udhëheqë bisedimet në të ardhmen. Ajo nuk dha asnje datë se kur do të nisin bisedimet por, theksoi se Prishtina është e gatshme vetëm atëhere kur Serbia të zbatoi marrëveshjet e arritura.
Nga ana tjetër edhe ministri i Brendshëm Bajram Rexhepi ka thënë se pas dates 1 qershor automjtetet me targa të vjetra të kohës së ish-Jugosllavisë do të konfiskohen.
Top Channel