Në kërkim vrasësi manjak

31/05/2012 00:00

Luka Rocco Magnotta është personi më i kërkuar në Kanada dhe Shtetet e Bashkuara, per pakot me pjesë gjymtyrësh njeriu.

Njëra iu dërgua selisë së partisë së kryeministrit, Stefen Harper, nje tjeter zyrave te liberaleve ne Otaua ndërsa nje pako e trete u gjet në Montreal, me pjesen e siperme te një trupi pa kokë. Sipas policise kanadeze, pjesët i përkisnin të njëjtit trup, por po priten rezultatet perfundimtare për ta konfirmuar këtë.

29 vjecari në profesion aktor filmash pornografik, mendohet se ka tërhequr viktimën, me origjinë aziatike, në apartamentin e tij në Montreal. E ka torturuar deri në vdekje dhe me me pas e ka copetuar.Mediat e kanë cilësuar ngjarjen, si pjesë të një filmi “horror”.

Magnotta ka filmuar gjithcka me një videokamera dhe më 25 Maj ka hedhur ne nje faqe interneti, sekuencat e këtij regjistrimi. Gjetja e thesit plastik me pjesen e siperme te trupit pa koke ndihmoi hetuesit te formonin krimin makabër. Kësisoj u zbulua autori por jo motivi.

Cili është Luka Rocco Magnotta? Emri i tij i vertete eshte Erik Njuman dhe lindi ne Ontario 29 vjet me pare. Zgjodhi emrin e koduar sepse i pelqente historia e Cosa Nostra-s. Punonte si model, perpiqej t’i ngjante James Dean, idhullit te tij, regjistronte filma porno per te jetuar, aktivitet te cilin e dokumenton ne Facebook me emra te ndryshem.

Njeri prej tyre ishte edhe Vladimir Romanov. Duke perdorur emra te rreme ai ka jetuar ne Los Anxheles, Majami dhe ndoshta edhe ne Moske. Thote se ka nje djale, pas marteses ne vitin 2007.

Top Channel