Egjipt, Mubarak rrezikon dënimin me vdekje

31/05/2012 00:00

Egjipti mban frymën për verdiktin që do të dalë nga jo që mediat vendase e quajne “procesi gjyqësor i shekullit”, e që do të përcaktojë fatin e ish-presidentit Hosni Mubarak.

Mubarak, ish-ministri i Brendshëm egjiptian, Habib el Adly dhe gjashtë bashkëpunëtorë të tjerë të tij akuzohen për vrasje të protestuesve gjatë manifestimeve që cuan në përmbysjen e regjimit.

Vendimi i gjykatës do të jepet ditën e shtunë. Hetuesit kanë kërkuar dënimin kapital, vdekjen për Mubarak. Vendimi do t’i japë fund procesit që zgjati 1 vit dhe do të transmetohet drejpërdrejt nga televizionet vendase.

Ndërkohë, në një proces tjetër gjyqësor, autoritetet egjiptiane dënuan me 3 vite burg 4 policët që u akuzuan për torturimin deri në vdekje të një manifestuesi.

Sipas agjencisë së lajmeve Mena, protestuesi ishte ndaluar nën akuzën e rreme të trafikut të drogës dhe për ditë me radhë iu nënshtruar torturave cnjerëzore të katër policëve, deri në momentin kur gjeti vdekjen.

Top Channel