
Grupe aktivistësh të partisë fashiste Krisi Aygji u përleshën me policinë mbrëmjen e së martës në qytetin e Patras.
Sipas policise lokale, aktivistet e kesaj partie kishin mbërritur në Patra për të pastruar qytetin prej emigrantëve të shumtë klandestinë, që prej disa vitesh perdorin portin e qytetit per te kaluar drejte Italise. Shkak per zbritjen ne fashisteve ne qytet u be vrasja e nje banori te zones prej nje emigranti afganas me qellim prishjen e nje afere droge.
Burime policore sqaruan se persona brenda turmes se fashisteve qelluan me shkopinj disa police dhe u grabiten atyre motoçikleten e sherbimit. Ne vazhdim grupi i fashisteve rrethoi dhe tentoi te djege nje kamp te improvizuar, ku banojne qindra emigrante ne kushte çnjerezore, por per fat nderhyrja e shpejte e policise shmangu nje tragjedi te mundeshme. Situata ne qytetin e Patras vazhdon te jete e tensionuar.
Pas zhvillimeve ne kete qytet, ministri grek i Mbrojtjes se Qytetarit Lefteris Ikonomu, deklaroi se nuk do te lejoje askend te sulmoje dhe persekutoje emigrantet qe jetojne ne Greqi. Krisi Aygji eshte forca e pare fashiste qe mundi te hyje ne parlamentin grek qe prej vitit 1974.
Ky grupim politik siguroi 21 vende ne Parlamentin e krijuar mbas zgjedhjeve te 6 majit. Pas shperndarjes se Parlamentit dhe fillimit te fushates se re zgjedhore, sondazhet i japin atij rreth 5% te votave.
Situata e mjerueshme ekonomike dhe kriminaliteti i larte si pasoje e saj ka bere shume greke te besojne se shkaktare per situaten ne te cilen ndodhet vendi jane emigrantet e shumte klandestine qe kalojne kufirin me qindra çdo dite dhe jo politikat e gabuara dhe korruptive te ndjekura prej politikaneve vendas.
Top Channel