Agjensia e vlerësimeve të kreditimit, “Moody”, zhvlerësoi 16 banka spanjolle ditën e premte për shkak të krizës së borxheve dhe recesionit në të cilin është përfshirë vendi iberik.
Midis bankave që pësuan zhvlerësime ishte edhe gjiganti “Santander”.
Veprimi i “Moody” vjen në javën në të cilën aksionet e “Bankia”-s pësuan një rënie prej 14%. Banka e rrezikuar nga falimentimi ka humbur tashmë gjysmën e vlerës në treg.
Frika e humbjeve nga bankat spanjolle tashmë kanë mbërthyer të gjithë tregun europian.
Për dhjetë nga 16 bankat e zhvlerësuara, “Moody” ofroi perspektivë negative, çka do të thotë se zhvlerësime të reja mund të ndodhin në të ardhmen e afërt.
Një normë kreditimi më e ulët tregon se një institucion është më pak i qëndrueshëm financiarisht. Ai shoqërohet me një shtrenjtim të menjëhershëm në huamarrjes për institucionin ose shtetin në fjalë.
Top Channel