Rusi, gjobë protestuesve anti-Putin?

18/05/2012 16:55

Partia e presidentit të rizgjedhur të Rusisë, Rusia e Bashkuar, ka prezantuar një projekt/ligj për të ashpërsuar gjobat kundër manifestimeve pa leje.

Projekti i partisë në pushtet parashikon gjoba që variojnë nga 1.5 milionë rubli, ose 38 mijë euro, për organizatorët dhe 1 milion rubli, ose 25 mijë euro, për pjesëmarrësit.

Por projekt/ligji, sipas të gjitha gjasave i nxitur nga vetë presidenti Vladimir Putin, ka hasur në kundërshtimin e partive të tjera si ajo Komuniste, Rusia e Drejtë dhe Liberaldemokrate, të cilat kanë kërcënuar me braktisjen e sallës nëse kalohej në votim.

Putin, i cili u betua si kryetar shteti më herët gjatë muajit, është përballur me protesta të shumta të popullsisë kundër lidershipit të tij, që nisën që para zhvillimit të zgjedhjeve.

Gjithashtu, qytetarët rusë nuk kanë mirëpritur rrokadën Putin-Medvedev, që vuri këtë të fundit në postin e kryeministrit pas një mandati të vetëm në krye të Kremlinit.

Qytetarët pretendojnë se vendi është zhytur në varfëri, pavarësisht se ka një ndër ekonomitë më të forta në botë, e cila sipas tyre është përqendruar në duart e atyre pak personave të zgjedhur nga vetë Putin për të menaxhuar pasuritë natyrore, kryesisht ato minerare, të Rusisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA