Hungaria i “mbyll gojën” radios opozitare

18/05/2012 16:25

Shumica konservatore që është në pushtet në Hungari ka miratuar sot në Parlament një ligj që synon t’i mbyllë gojën përfundimisht “Klubradio”, zëri i fundit i gjallë i opozitës.

Me këtë masë, të miratuar si amendament i ligjit për mediat, Këshilli i Mediave nuk është më i detyruar t’i japë liçencë për një frekuencë fituesit të një konkursi.

Vendimi i sotëm vjen pas një tjetri të marrë në muajin shkurt nga një gjykatë hungareze, e cila i kishte dhënë të drejtë stacionit radiofonik.

Qeveria e Budapestit, për shkak të ligjeve të miratuara për mediat dhe jo vetëm, ka hasur së fundmi kundërshtimin e hapur të Brukselit, që ka kritikuar nismat e tij.

Por pavarësisht insistimit të lidershipit të Bashkimit Evropian, union ku bën pjesë edhe Hungaria, qeveria e këtij vendi nuk është ndalur dhe ka vijuar me masat e hekurta të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA