Hollande: Afganistanin do ta lëmë brenda vitit

18/05/2012 21:20

Presidenti i sapozgjedhur frrancez, Francois Hollande gjatë vizitës që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara i ka konfirmuar homologut Barack Obama vullnetin për tërheqjen e trupave nga Afganistani brenda vitit 2012.

“I thash presidentit amerikan se gjithësesi, ai do të ketë gjithmonë mbështetjen tonë, por në forma të tjera”, ka deklaruar shefi i ri i pallatit Elize pas takimit në Shtëpinë e Bardhë.

Presidenti francez që në fushatë elektorale kishte shpallur synimin e tij për të tërhequr trupat franceze, që janë rreth 400, brenda fundit të vitit nga Afganistani.

Në fillim të muajit ishte vetë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që bëri thirrje për përfundimin e luftës, duke iu drejtuar ushtarëve amerikanë në një bazë militare gjatë vizitës së tij në Afganistan.

Duke folur një vit pas vdekjes së Osama Bin Laden, kreu i Shtëpisë së Bardhë falenderoi ushtarakët amerikanë dhe parashtroi planet për t’i dhënë fund luftimeve në këtë vend.

Gjithashtu, Obama u takua me homologun afgan Hamid Karzai, me të cilin nënshkroi marrëveshjen strategjike mbi ardhmërinë e marrëdhënieve dypalëshe.

Ndërkohë, deklarata e Hollande vjen pak ditë pasi një prej negociatorëve kryesorë të paqes midis autoriteteve afgane dhe talebanëve u vra mëngjesin e së dielës në Kabul.

Arsala Rahmani, një ish-ministër tabelan dhe një anëtar kyç i Këshillit të Lartë Afgan të Paqes, kishte udhëhequr së fundmi një seri bisedimesh me drejtues të lartë të ekstremistëve fetarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA