Bursat europiane u hapën me humbje të rëndësishme ditën e premte, si rrjedhojë e shqetësimeve rreth mungesës së stabilitetit të industrisë bankare në Greqi dhe në Spanjë.
Në Madrid, bursa u hap me një rënie prej më shumë se 2%, ndërsa Londra dhe Frankfurti nisën kuotimet e tyre me 1% më pak në vlerë.
Frika e përshkallëzimit të krizës në Eurozonë ka pasur një impakt edhe në tregjet ndërkombëtare, pasi në Azi, bursa e Tokios, “Nikkei”, nisi ditën me humbjen më të madhe në një ditë të vetme që prej gushtit 2011, me 3%.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Dow Jones” u mbyll të enjten gjithashtu me humbje.
Në rastin amerikan, investitorët janë dekurajuar nga raportimet për një frenim të rritjes ekonomike dhe të punësimit në vend.
Negativisht ka ndikuar edhe vendimi i bankave australiane, për të mos kredituar njëra-tjetrën, pas miratimit të një ligji kontradiktor nga shteti.
Top Channel