Bien aksionet e bankës spanjolle

18/05/2012 01:30

Aksionet e bankës spanjolle Bankia kanë vazhduar rënien dramatike, të ushqyer nga frika që po rrethon shëndetin e financave të saj.

Cmimi i aksioneve ra me 15% te tjera gjatë dites duke i cuar ne 45 % humbjet e muajit maj. Madridi zyrtar u detyrua të mohonte një raport te gazetes “l Mundo” sipas te cilit klientet kishin terhequr javen e kaluar me shume se 1 miliardë euro nga banka pjesërisht e shtetëzuar.

Si të mos mjaftonin këto telashe, qeverisë spanjolle i është dashur të paguajë edhe norma shumë më të larta interesi për të huazuar para në tregun e letrave me vlerë. Ekspertet mendojne se nderhyrja e metejshme e bankes qendrore europiane do te ishte vendimtare per shmangien e thellimit të krizës në eurozonë.

“Duhet ta pranojmë se në Europë situata është më keq sesa në Shtetet e Bashkuara, por ne kemi politika më të rrepta monetare. Mendoj se na nevojitet një politike me ekspansive me norma interesi me të ulëta se 1 përqindeshi aktual, ndërsa BQE-ja duhet të blejë letra me vlerë sidomos nga vendet e trazuara si Spanja dhe Italia, cka do të shërbente si barrierë për frenimin e përhapjes së krizës dhe ndalimin e spekullimeve mbi shpërbërjen e eurozonës”,  thotë Pablo Del Barrio, ekspert XTB.

Disa ekonomiste përpiqen ta sqarojne me pak fjalë problemin e Spanjës: Bankat atje, sipas tyre, janë shumë të mëdha që qeveria ta mbajë të gjithë peshën e vetme. Përmes lëshimit të një numri letrash të ndryshme me vlerë, qeveria arriti të mblidhte 2,5 miliardë euro. Për obligacionet që duhen shlyer deri në janar të 2015-ës, i’u desh të paguajë një interes prej 4,37% nga 2,89% që ishte një muaj më parë.

Spekullimet mbi një valë tërheqjesh të kursimeve nga Bankia këto ditët e fundit shkaktuan shqetësim aq sa Ministri i Ekonomisë, Fernando Jimenez Latorre u detyrua të përgënjeshtronte të tilla pretendime. Të mërkuren Bankia e krijuar nga shkrirja e shtatë bankave rajonale të kursimeve, deklaroi se do ta vononte publikimin e rezultateve të tremujorit të parë.

Grekët zbrazin bankat

Një situatë e ngjashme paniku u raportua këto ditë edhe në Greqi, ku sic thote “Wall Street Journal”, vetëm gjatë ditës së hënë depozituesit grekë tërhoqen nga bankat anembanë vendit 700 milionë euro.

Me ngërcin e depozitave, bankat greke bëhen gjithmone e me te varura nga BQE-ja per permbushjen e nevojave te financimit, duke e ekspozuar bankën qëndrore ndaj humbjesh potencialisht gjigande nëse Greqia largohet nga eurozona.

Presidenti Karolos Papulias u tha liderëve politikë të vendit se gjendja e bankave është aktualisht shumë delikate, duke cituar këtu edhe një bisedë që kishte pasur me Guvernatorin e Bankës Qëndrore, Jorgos Provopulos.

Tërheqjet e së hënës shënojnë rënien më të madhe të depozitave për bankat greke që nga fillimi i krizës së borxhit në 2009-ën. Shumë depozitues mendohet se i kanë marrë paratë e tyre për t’i transferuar jashtë vendit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA