“Medikus”, kërkohet heqja e imunitetit për Dik Martin

18/05/2012 00:00

Në seancën e sotme, për rastin “Medikus”, në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë u bë e ditur se i është bërë kërkesë Këshilit të Europës që t’i heqë Dik Martit imunitetin në mënyrë të dëshmojë për këtë çështje.

Kryetari i trupit gjykues, Sedek, tha se pritet që Marti të dëshmojë në seancën e 17 qershorit, por nuk dha detaje se si do të jepet kjo dëshmi, me anë të telekonferencës apo prezencës në seancë.

Ndërkohë, seanca e sotme për cështjen “Medikus”, ku të akuzuarit dyshohen se kanë kryer vepër penale të trafikimit të organeve njerëzore pas luftës në Kosovë, u shty për datën 24 maj. Kjo për shkak të ndërrimit të anëtarit shqiptar të trupit gjykues, Hamdi Ibrahimit, i cili është emëruar kryetar i Gjykatës së Qarkut të Prishtinës.

Ndërkaq, anëtari i ri i trupit Gjykues është emëruar Vahid Halili i cili ka ushtruar më parë detyrën e avokatit. Në seancën e 24 majit do të dëshmojë Alan Robinson drejtor i Departamentit të Mjekësisë Ligjore në EULEX, në cilësinë e ekspertit.  

Top Channel