Siri, dorëhiqet kreu i opozitës

17/05/2012 16:10

Kreu i opozitës siriane dhe drejtuesi kryesor i Këshillit Kombëtar Sirian, grupimit që ka udhëhequr lëvizjen kryesore të rebelimit ndaj regjimit të al-Assad, paraqiti të enjten vendimin e tij për t’u larguar.

I vendosur në shënjestrën e kritikave gjithmonë e në rritje, Burhan Ghalioun, specifikoi se dorëheqja e tij do të hyjë në fuqi në momentin e parë që do të gjendet një zëvendësues i përshtatshëm.

Dorëheqja e tij vjen pas rritjes së kritikave popullore dhe nga grupimet e tjera të aktivistëve, të cilët kanë shënjestruar KKS-në për lidershpin e dobët dhe mungesën e konsensusit brenda organizatës.

KKS-ja u formua në fillim të vitit me qëllimin që të formonte një front të përbashkët të opozitës, por është përçarë në disa grupime të ndryshme.

”Nuk do t’i lejoj vetes që të shndërrohem në një thellues të përçarjes. Unë nuk jam i lidhur përjetësisht me pozicionin që kam, prandaj kam vendosur që të largohem menjëherë kur dikush më i përshtatshëm të gjykohet se mund të më zëvendësojë”, deklaroi Ghalion për “Agence France Presse”.

Ghalioun, një akademik i formuar në Francë, është përballur me akuza të shumta për monopolizimin e pushtetit. Ai është kritikuar për afrinë e tepër me Vëllazërinë Muslimane, duke përçarë kështu lëvizjen kryengritëse, ndërsa është fajësuar gjithashtu për pamundësinë e dhënies së mbështetjes së mjaftueshme për aktivistët brenda Sirisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA