Mbretëresha spanjolle bojkoton Elisabetën II

17/05/2012 15:40

Mbretëresha Sofia e Spanjës do të bojkotojë ceremoninë e 60-vjetorit të ardhjes në pushtet të Mbretëreshës Elisabeta e Dytë e Britanisë, për shkak të konfliktit të dy shteteve rreth sovranitetit të Gjibraltarit.

Në një deklaratë të Madridit zyrtar shkruhej se “nuk është e përshtashme” që Mbretëresha Sofia, 73-vjeçare, të jetë e pranishme në drekën që do të mbahet ditën e premte.

Të dy shtetet përballen mbi të drejtat e peshkimit në Gjibraltar, një territor i kurorës britanike, që pretendohet gjithashtu nga shteti iberik.

Bojkoti është një mënyrë proteste për vizitën që Princi Eduard, djali i Elisabetës dhe bashkëshortja e tij, do të realizojnë së shpejti në territorin e ndodhur në Spanjën Jugore.

Princi dhe Dukesha e Ueseksit do të vizitojnë Gjibraltarin në datat 11-13 qershor si pjesë e vizitave që do të kryejnë anëtarët e familjes në territoret e ndryshme britanike të “përtej detit”, në kuadrin e festimeve të 60-vjetorit të ngjitjes në pushtet.

Diplomatikisht, Madridi nuk ka hequr asnjëherë dorë nga e drejta e tij për të administruar Gjibraltarin, pavarësisht se Traktati i Utrehtit, në vitin 1713, i kaloi të drejtat e sovranitetit Mbretit të Britanisë së Madhe.

Mbreti Juan Carlos kishte refuzuar që më parë ftesën për në Kështjellën Uinsdor, pasi është duke u rikuperuar nga një frakturë në ije, pësuar gjatë një turneu gjuetie në Botsvana.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA