Obama mbështet gay-t, sulmon Romney-n

15/05/2012 00:00

Për të ripërsëritur qendrimin e tij mbi martesat homoseksuale, presidenti Barack Obama ka zgjedhur ikonën e komuniteti gay, këngëtarin Ricky Martin për të prezantuar një aktivitet bamirësie për mbledhje fondesh si pjesë e fushatës së tij elektorale.

Obama është presidenti i parë amerikan që mbështet hapur martesat mes të njëjtit seks.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me faktin se jemi të gjithë në të njëjtën barkë, por edhe pse meritojmë të njëjtën dinjitet dhe respekt. Cdokujt duhet t’i jepet e njëjta mundësi”, tha presidenti Obama.

“Ne admirojmë guximin e tij dhe kurajon që shfaqi kur mbështeti martesat e të njëjtit seks. Ky është lloji i guximit që ne presim nga presidenti ynë dhe arsyeja pse ne e mbështesim atë”, deklaroi në fjalën e tij, këngëtari, Ricky Martin.

Obama theksoi edhe disa nga arritjet më të mëdha të administratës së tij në vitet e fundit, që nga reforma shëndetësore dhe fundin e luftës në Irak. Ai foli edhe për objektivat e një mandati të dytë.

Obama vuri në pah dallimet mes tij dhe rivalit ende jo zyrtar por të sigurtë të 6 nëntorit, Mitt Romney-t, ku në një spot të ri televiziv shfaqen dëshmitë e punonjësve të pushuar nga puna në kohën kur kandidati republikan drejtonte një shoqëri investimesh.

Përgjigja e stafit të Romney-t ka ardhur e menjëhershme, ku përmes një videoje sjell dëshmitë e punonjësve të favorizuar nga aktiviteti.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA