Holond, betimi, rrufeja dhe Merkel

15/05/2012 00:00

Ishte një fillim i rrufeshëm për Presidentin e ri të Francës, Fransua Holond. Mediat e shpjeguan me incidentin që shënoi udhëtimin e tij të parë drejt Berlinit, ku pritej nga kancelarja gjermane, Angela Merkel.

I saponisur nga Parisi, avioni presidencial goditet nga një rrufe dhe u detyrua të kthehet mbrapsht. Goditja e avionëve nga rrufetë nuk është një gjë e pazakontë. Janë konstruktuar për ta shpërndarë elektricitetin në krahë dhe për shumë ekspertë ishte e rrallë që u kthye sërish në Paris.

Zëdhënësi i Holond, shpjegoi se kjo u bë për arsye sigurie. Presidenti i Francës nuk mund të linte, në ditën e parë të marrjes së detyrës, takimin të paracaktuar. Me një avion të dytë, Fransua Holond mbërriti në Berlin.

Përballë krizës së eurozonës, betimi dhe incidenti që e ndoqi, u harruan, për t’u fokusuar tek takimi i parë i udhëheqësve të dy ekonomive më të mëdha të Europës.

Në konferencën për shtyp, në prani të dhjetëra gazetarëve, që i parapriu darkës mes tyre, si Merkel dhe Holond përmendën mirëkuptimin reciprok por edhe dallimet.

Kancelarja gjermane nënvizoi rëndësinë e paktit fiskal ndërsa presidenti francez atë të rritjes ekonomike.

Fransua Holond u zotua se Franca do të bashkëpunojë me Gjermaninë për të zgjidhur krizën ekonomike.

Sa i takon Greqisë, të dy politikanët janë të mendimit se duhet të qëndrojë në eurozonë.

Franca pas 17 vjetësh ka një president socialist. 57 vjecari Fransua Holond u betua ashtu sic e do tradita duke i dhënë start mandatit të tij pesë-vjecar në Pallatin Elize në qëndër të Parisit.

Një ditë me shi, një ceremoni e thjeshtë dhe nëse do të kishte qënë ndryshe, sipas analistëve, do të kishte qënë një optimizëm corientues, për erën e re politike.

Pak pas fundit të ceremonisë u mësua dhe emri i kryeministrit të Francës. Do të jetë ndihmësi i tij i ngushtë dhe kreu i grupit socialist në Parlament, Zhan Mark Ajro. I cilësuar si gjermanofil, me lidhje shumë të mira me Berlinin, emri i tij ishte thuajse i sigurt për postin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA