Izrael, të burgosurit palestinezë dalin nga greva
14/05/2012 18:00
Të burgosurit palestinezë në burgjet izraelite ranë dakord që të përfundojnë grevën e tyre të përgjithshme të urisë, raportuan mediat ndërkombëtare pasditen e së hënës.
Ministri Palestinez për të Burgosurit, Issa Qaraqe, deklaroi se marrëveshja u arrit pas mbajtjes së bisedimeve me zyrtarë izraelitë.
Megjithatë, i intervistuar nga “Associated Press”, ai nuk dha detaje rreth natyrës së bisedimeve dhe se mbi çfarë bazash ishte arritur mirëkuptimi.
Tel Avivi zyrtar nuk ka reaguar ende rreth lajmit. Më shumë se 1 500 të burgosur palestinezë nisën një grevë urie në mesin e muajit prill, duke kërkuar kushte më të mira të vuajtjes së dënimit.
Top Channel