Bie mbështetja për Merkel

14/05/2012 00:00

Fitorja e socialdemokrateve në Rinin-Verior Vestfali, deshmoi renien e
lire te partisë së shumicës në Gjermani, partisë kristiandemokrate të
kancelares Angela Merkel.

Rezultatet paraprake treguan fitoren e SPD-se me 39 për qind, ndersa pas saj renditet CDU, me 26 për qind, te Gjelbrit me 12 për qind, Demokratet e Lire te FDP-se me 8.5 për qind dhe ne fund Piratet qe me 7.5 për qind të votave hyjnë në të katërtin parlament rajonal.

Analistet thone se votuesit kundershtuan linjen e ashper te Merkelit per disiplinen fiskale, formula, qe sipas saj do te kundershtonte borxhin shteteror.Mbi gjithcka kjo garë është pare edhe si një sfide femerore, ne zgjedhjet e ardhshme federale, të caktuar në shtator të 2013 mes Hanelore Kraft, kryetares se socialdemokrateve ne Rinin Verior-Vestfali. Dy partite e majta, Socialdemokratet dhe te Gjelbrit kane qene pjese e qeverise se landit nen drejtimin e udheheqeses Kraft, fitorja e te ciles deshmon ngjitjen e figures se saj ne rang kombetar.

“Miq te dashur, miq kolege. Duket se ne kemi arritur te gjithe qellimet e zgjedhjeve, nje parti te forte dhe do te vazhdojne koalicionin e kuq dhe te gjelber ne Rinin Verior-Vestfaline”, tha Kraft.

Kandidati i CDU-se, ministri aktual i Mjedisit Noerbert Roettgen me nje platforme per konsolidimin e buxhetit te landit me nje borxh prej 180 miliarde eurosh pranoi humbjen. Ai menjehere pas disfates dha doreheqjen.

“Keto zgjedhje është një dite shume e hidhur per CDU-ne, per mua dhe perkrahesit e mi. Ne qartazi u mposhtem sot”, tha Roettgen.

Ne rang kombetar zgjedhjet e se dieles nuk sjellin nje ndryshim ne peshoren e pushtetit, por udheheqesit e opozites jane te mendimit se sinjali ishte shume i rendesishem, perpara zgjedhjeve te shtatorit ne vitin 2013.

Top Channel