Siri, lirohen dy gazetarët turq

12/05/2012 00:00

Dy gazetarë turq që ishin mbajtur të arrestuar në Siri për më shumë se dy muaj janë liruar të shtunën nga autoritetet e këtij vendi pas ndërmjetësimit të Iranit.

Gazetari Adem Ozkose dhe kameramani Hamit Coskun kanë mbërritur në Teheran dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Ata u shpallën të humbur në fund të marsit teksa po punonin në veri të Sirisë për një dokumentar mbi ofensivën e qeverisë siriane ndaj protestave pro-demokratike.

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu ka deklaruar se një avion turk i dërguar në Iran do t’i kthejë dy reporterët në Turqi.

Një ish-aleate e Damaskut, Ankaraja i kërkoi ndihmë Teheranit, që mbështet presidentin Bashar al Assad, për të ndërmjetësuar bisedimet për lirimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA