SHBA rinis shitjen e armëve me Bahreinin

12/05/2012 04:00

Shtetet e Bashkuara do të rinisin shitjen e armëve me Bahrein, por bëhet e ditur se nuk do të furnizojë shtetin e Gjirit me pajisje që kontrollojnë turmën.

Departamenti Amerikan i Shtetit thotë se dërgesa do të ndihmojë Bahreinin të ruajë sigurinë e tij nga kërcënimet e jashtme.

Shitjet e armëve u ngrinë vitin e kaluar pasi qeveria e Bahrainit shtypi demonstratat pro-demokratike.

Amnesty International bën të ditur se 60 vetë janë vrarë që kur protestat filluan në shkurt të vitit 2011.

Është menduar se një fregatë dhe disa anije të tjera të Rojes Bregdetare do të furnizohen, së bashku me pjesë të teknologjisë së përparuar për avionët luftarakë F-16.

Departamenti i Shtetit bën të ditur se disa armë të tjera që mund të keqpërdoren nuk do të përfshihen në këtë marrëveshje.   

Bahreini është një aleat kyç i SHBA-ve në Gji, duke ankoruar Flotën e Pestë të Marinës amerikane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA