Debati për legalizimi ose jo në martesë i një marrëdhenieje mes personave të të njëjtit seks është në qendër të vëmendjes në Shtetet e Bashkuara.
Gjithcka nisi pas deklaratës së presidentit amerikan, Barack Obama, që në një intervistë për televizionet amerikane u shpreh pro martesave gay duke u bërë presidenti i parë amerikan që del hapur në mbështetje të tyre.
Shtetet e Bashkuara ndodhen në një vit zgjedhor dhe tema të tilla, të cilësuar si të nxehta për elektoratin janë gjithnjë në qendër të vëmendjes.
Menjëherë pas deklaratës së Obamës në Shtetet e Bashkuara nisën hulumtimet për të gjetur se kur datonte kërkesa e parë e nëj cifti homoseksual për t’u lidhur në martesë. Dhe kjo nuk ka ndodhur në asnjë nga ato të quajturat qytete dhe shtete të mëdha, por në Minesota dhe daton që nga viti 1970.
Top Channel