Londër, “armë sonike” për lojrat olimpike

12/05/2012 00:00

Ministria britanike e Mbrojtjes ka konfirmuar se një mjet që mund të
përdoret si “armë sonike” do të vendoset në Londër gjatë zhvillimit të
Lojrave Olimpike.

Mjeti me Rreze të Gjatë Akustike, RGA, mund të përdoret për të dërguar mesazhe verbale në një distancë të gjatë, ose për të lëshuar sinjale paralajmëruese.

Pajisja u pa të vendosej në një platformë fikse në lumin Tamiz, në Uestminister këtë javë. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes deklaroi se ajo do të përdoret në radhë të parë për të përcjellë brohoritjet.

Marina mbretërore që do të veprojë si patrullë në oaqean është tashmë e armatosur rëndë me armë zjarri konvencionale.

Rrezja depërtuese e tingullit që lëshohet nga aparati është tejet e saktë. Disa versione të RGA-së janë në gjendje të prodhojnë tinguj shurdhues deri në 150 decibel për metër.

Por mjeti, që u përdor këtë javë gjatë provave për ruajtjen e sigurisë, mund të përdoret edhe për të transmetuar paralajmërime verbale, si urdhërimi për shpërndarje ndaj turmave.

Kompania që ka prodhuar mjetin, LRAD Corporation, me bazë në San Diego, ia ka shitur atë më parë ushtrisë amerikane, që i përdori në Irak për kontrollin e turmave.

Ato janë blerë gjithashtu nga marina dhe forcat ajrore amerikane, si dhe nga forca policie të vendeve të ndryshme të botës. Gjithashtu, është përdorur me sukses nga bordet e anijeve për të larguar piratët somalezë.

Top Channel