Edhe Sllovenia masa anti-krizë

12/05/2012 21:45

Sllovenia u bashkohet vendeve europiane që miratojnë masat shtrënguese ekonomike për të përballuar krizën financiare që e ka përfshirë.

Parlamenti slloven miratoi ligjin që parashikon shkurtime financiare në të gjithë sektorët ekonomikë si dhe uljen e pagave të administratës publike me 4 përqind.

Masat synojnë uljen e deficitit publik dhe borxhit të jashtëm në mënyrë që të arrihet në një vlerësim pozitiv nga agjencitë e vlerësimit të Komisionit Europian që nga ana e tij ka hedhur parashikime të zymta për ekonominë sllovene.

Sipas Komisionit, ekonomia sllovene do të bjerë në recesion për vitin 2012 dhe Prodhimi i Brendshëm Bruto i saj do të bjerë me 1.4 përqind.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA