Chavez kthehet “me sukses” nga Kuba

12/05/2012 00:00

Presidenti venezuelian Hugo Chavez është kthyer nga Kuba, duke deklaruar
se e ka përfunduar me sukses kurën e radioterapisë kundër kancerit.

Pamje televizive treguan zotin Chavez të përqafonte ministrat dhe të këndonte këngë pas mbërritjes së tij në Karakas.

Një sërë tensionesh politike janë ngritur për shkak të pasigurive mbi gjendjen shëndetësore të zotit Chavez përpara zgjedhjeve të tetorit.

“Mund t’ju them se në ditët e fundit ne përfunduam me sukses ciklin e rrezatimit, ashtu siç ishte planifikuar nga ekipi mjekësor”, deklaroi presidenti Chavez pas rikthimit të tij, pas 11 ditësh mjekim.

“Unë vij me një optimizëm të madh se ky mjekim do të ketë efektet që ne presim, gjithmonë duke i kërkuar Zotit të na ndihmojë dhe të na japë mrekullinë për të vazhduar shërbimin ndaj qytetarëve”, tha presidenti.

Autoritetet venezueliane kanë deklaruar se profili i ulët i zotit Chavez në javët e fundit ka qenë i tillë për shkak të efekteve të kurimit me radioterapi.

Ndërkohë, më herët, një plotësues fjalëkryqesh mohoi zërat se kishte nxitur vrasjen e vëllait të zotit Chavez, Adan, në një nga mozaikët e tij.

Neptali Segovia u mor në pyetje nga agjentët e shërbimeve sekrete venezueliane pasi u akuzua se fshihte një mesazh të koduar për vrasjen në një gazetë kombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA