Austri, mbyllet çështja e Natascha Kampusch

12/05/2012 00:00

Për Natascha Kampusch, vajza e mbajtur e burgosur për 3096 ditë deri në vitin 2006, po afrohet mbyllja e çështjes.

Një tabloid austriak ka publikuar disa informacione mbi raportin përfundimtar të komisionit parlamentar që u mor me çështjen, duke përmendur disa teori të reja.

Sipas artikullit të tabloidit, Wolfgang Priklopil, rrëmbyesi i vajzës, është vetëvrarë dhe ka qenë autori i vetëm i rrëmbimit.

Teoria në fjalë hedh poshtë atë të pak muajve më parë të kreut të komisionit parlamentar, se për rrëmbimin e vajzës që kur ishte ende e mitur nuk ishte përgjegjës vetëm një person.

Natascha Kampusch, pas tetë vitesh e mbajtur kundër vullnetit të saj, u arratis nga shtëpia ku mbahej e mbyllur, ndërsa rrëmbyesi u vetëvra duke u hedhur para një treni për t’i shpëtuar policisë.

Për ingranimin në shoqëri pas lirimit, vajzës iu ofrua një mundësi për drejtimin e një programi televiziv, ndërkohë që mbi jetën e saj u shkrua edhe një libër.

Top Channel