Shuhet fotografi që ndryshoi botën

11/05/2012 17:00

Horst Faas, një fotograf fitues i çmimeve të shumta ndërkombëtare për fotografitë e tij në zona luftimi, ndërroi jetë ditën e mërkurë në moshën 79-vjeçare.

Një shtetas gjerman, Faas iu bashkua “Associated Press” në vitin 1956 dhe falë kurajos së tij të jashtëzakonshme, mbërriti në zona që askush më parë nuk kishte guxuar të shkonte, në luftë, revolucione dhe Lojrat Olimpike.

Mbi të gjitha, ai mbahet mend për mbulimin e luftës së Vietnamit, me imazhe që ndihmuan për të ndërgjegjësuar botën ndaj mizorive që po ndodhnin në vendin aziatik e duke kontribuar direkt në rivendosjen e paqes.

Pikërisht për konfliktin e Vietnamit, ai fitoi edhe të parin midis dy çmimeve të tij prestigjiozë “Pulitzer”.

Si shefi i operacioneve të “Associated Press” në Sajgon për një dekadë, duke nisur nga viti 1962, Faas ndihmoi edhe për rektrutimin e trajnimin të një grupi të ri e të talentuar reporterësh dhe fotografësh të rinj.

Faas ishte edhe autori i një fotografie legjendare, të një vajze të zhveshur dhe të djegur nga bombat me napalm, duke i vrapuar për të shpëtuar nga një sulm amerikan, në Vietnamin e Veriut.

Fotografi legjendar, dokumentoi gjithashtu vrasjen, përdhunimin e masakrat e përhapura në luftës midis Pakistanit dhe Bangladeshit, e konflikte të shumta në vende të ndryshme të botës së tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA