Këshilli i Sigurimit ka dënuar sulmet me bombë që vranë të paktën 55 njerëz dhe plagosën pothuajse 400 të tjerë në kryeqytetin sirian, Damask, të enjten.
Këshilli u bëri thirrje të gjitha palëve të zbatojnë menjëherë dhe plotësisht planin e paqes për Sirinë.
Zyrtarët sirianë thanë se të huajt kanë mbështetur terroristët për të kryer sulmet binjake me autobombë në Damask.
Bombat shpërthyen pranë një ndërtese të shërbitmit të inteligjencës ushtarake, gjatë orëve të para të mëngjesit.
“15 anëtarë të Këshillit të Sigurimit dënuan me termat më të ashpra sulmet terroriste”, thuhet në një deklaratë.
Këshilli gjithashtu i bëri thirrje të gjitha palëve të pajtohen me planin gjashtë pikësh të paqes, së të dërguarit të posacëm të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan, në veçanti theksohet “pushimi në cast i dhunës me armë”.
Pavarësisht këtyre, dhuna ka vazhduar pa pushim në gjithë vendin.
Sulmet e së enjtes ishin më vdekjeprurësit në kryeqytetin Damssk, që nga fillimi i kryengritjes në Siri, 14 muaj më parë.
Top Channel