Itali, anarkistët qëlluan inxhinjerin bërthamor

11/05/2012 15:30

Një grup anarkistësh italianë mori përsipër të premten përgjegjësinë për plagosjen e një drejtori ekzekutiv të një grupi inxhinjerik të energjisë bërthamore.

53-vjeçari Roberto Adinolfi, drejtues i grupit “Ansaldo Nucleare”, u qëllua në këmbë nga një njeri i armatosur në një motorçikletë, në qytetin italian të Xhenoas, më parë gjatë javës.

Pas një ndërhyrje kirurgjikale, gjendja e inxhinjerit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për rrjetën.

Federata Informale Anarkiste (FIA) mori përsipër përgjegjësinë për këtë sulm në një letër dërguar të përditshmes italiane “Corriere della Sera”.

Në letër, argumentohej se “sulmi kishte si qëllim të godiste një prej atyre përkrahësve dhe zhvilluesve të energjisë bërthamore, që vendosin në rrezik jetën e të gjithë popullsisë”.

Grupi “Ansaldo” është njëkohësisht zhvillues dhe bashkëpunëtor me shtetin në shumë projekte aeronautike dhe mbrojtjeje.

Në vitet 1970-80, katër prej drejtuesve të tij u vranë atëherë nga grupimi ekstrem komunist i “Brigadave të Kuqe”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA