Francë, “eksod” i pasanikëve

11/05/2012 21:30

Belgjika, Zvicra dhe Britania e Madhe. Drejt këtyre tre vendeve po drejtohet një numër gjithnjë e më i madh i pasanikëve francezë.

“Eksodi” ka ardhur pasi ata janë trembur nga programi për supertaksën prej 75 për qind, të njoftuar nga presidenti socialist Francois Hollande.

Taksa në fjalë është parashikuar të aplikohet mbi atë pjesë të të ardhurave që kalon një milion euro dhe sjell rritjen e pasurisë.

Sipas një hetimi të zhvilluar në tre vendet e sipërpërmendura nga e përditshmja “Le Parisien”, arratija e frikshme është, të paktën pjesërisht e vërtetë.

Vizioni i ri i Hollande për rimëkëmbjen e ekonomisë, duke shmangur masat shtrënguese, bëri që ai të zgjidhej president i Francës.

Ditën e martë, pasi të bëjë betimin në pallatin Elize, Hollande do të udhëtojë drejt Gjermanisë, ku do të takohet me kancelaren Angela Merkel.

Vetë Merkel u shpreh pak ditë më parë e gatshme për të bashkëpunuar me presidentin e ri socialist, por theksoi se masat shtrënguese janë të pashmangshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA