Filipinë, protesta ndaj “agresionit” kinez

11/05/2012 16:10

Disa qindra protestues valëvitën flamurë dhe pankarta përballë ambasadës kineze në Manila, Filipinë, duke kërkuar që Kina të tërheqë anijet e saj ushtarake nga Deti i Kinës Jugore.

Nga ana e saj, Manila zyrtare vendosi një kordon të përforcuar policor në mbrojtje të ambasadës, nga frika e incidenteve që mund të përkeqësojnë situatën 1-mujore të tensionit midis dy shteteve aziatike.

Të dy shtetet kanë përjetuar një sërë incidentesh ushtarake që prej datës 8 prill, si pasojë e përballjes për sovranitetin e një grupi ishujsh.

Në deklarata të mëparshme, palët kanë fajësuar njëri-tjetrin për shkelje të ujrave territoriale dhe të ligjeve ndërkombëtare.

”Protesta jonë drejtohet kundër qëndrimit arrogant të qeverisë së Pekinit, i cili kërkon të provokojë incidente dhe të masë forcën me fqinjët e tij”, deklaroi organizatori i protestës, Loida Nicholas Lewis, për agjensinë “Agence France Presse”.

Përplasja nisi në muajin prill pasi anije ushtarake filipase përzunë nga ujrat “territoriale” katër peshkarexha kineze, të cilat u rikthyen më pas të mbrojtura nga luftanije, që zmbrapsën forcat lundruese filipinase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA